Search

ZRRE si kryesuese e mbledhjes së Bordit të Komuniteti të Energjisë në Athinë

June 11, 2025


Në Athinë, Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka kryesuar mbledhjen e 61-të të Bordit të Komunitetit të Energjisë.

Ku takimi, i cili u mbajt në kryeqytetin grek, mblodhi së bashku kryesuesit e bordeve rregullatore nga vendet anëtare, të cilët prezantuan të arriturat për gjysmën e parë të vitit 2025.

Sipas njoftimit nga ZRRE në këtë mbledhje është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të përvojave për të përmbushur objektivat e përbashkëta drejt një tregu të qëndrueshëm, të integruar dhe të sigurt. Në takim u diskutua edhe bashkimi i tregjeve mes shteteve dhe kërkesa për harmonizimi i legjislacionit dhe rregullave qe e mundësojnë bashkimin e tregjeve te energjise elektrike.

“Kryesimi i kësaj mbledhjeje nga Fejzullahu përfaqëson një konfirmim të rolit aktiv të Zyrës së Rregullatorit për Energji të Kosovës në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përkushtimit ndaj zbatimit të standardeve evropiane në sektorin e energjisë. ”, thuhet në njoftimin e ZRRE.