Search

ZRRE shpall tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit

14 Tetor, 2021


Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë njofton të gjitha palët se ka shpallur Tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).

Ofrimi i shërbimit të furnizimit të garantuar me energji elektrike, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofrohet kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi.

Sipas Ligjit për Energji Elektrike, Furnizimi i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Rregullën dhe metodologjinë për Furnizuesin e mundësisë së Fundit.

Vendimi për shpalljen e tenderit për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit

DOSJA E TENDERIT PËR ZGJEDHJEN E FURNIZUESIT TË FUNDIT