ZRRE publikon Rregullën mbi Kompenzimin Financiar të Prodhuesve të Energjisë që janë në Skemë Mbështetëse
February 13, 2026

Zyra e Rregullatorit për Energji, ZRRE, ka publikuar për konsultim publik draftin e Rregullës mbi Kompenzimin Financiar për Kufizimin sipas Skemave Mbështetëse.
Ky rregull i ri përcakton rolet dhe përgjegjësitë e ZRRE, operatorëve të rrjetit dhe Operatorit të Energjisë së Ripërtëritshme (OER( në llogaritjen dhe pagesën e kompensimit financiar për të ashtquajturit Prodhuesve të Privilegjuar.
Në këtë kategori të prodhuesve hynë të prodhuesit që përdorin BRE me përjashtimet të rasteve kur një prodhues ka marrëveshje kyçje në pjesë të rrjetit nuk ka garanci për furnizim të qëndrueshëm të energjisë dhe prodhuesit që nuk nomimojn energji në treg.
ZRRE fton të gjitha palët e interesuara, përfshirë operatorët e licencuar, prodhuesit e energjisë, institucionet relevante, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë, që të shqyrtojnë draft-rregullën dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre me shkrim.
Komentet duhet të dorëzohen jo më vonë se 27 shkurt 2026, në adresën elektronike: [email protected]
Dokumenti mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.