Search

ZRRE prezanton Mekanizmat e reja për mbështetjen e BRE-ve në vend

September 22, 2025


Zyra e Rregullatorit për Energji, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka publikuar Koncept Dokumentin për Mekanizmin Mbështetës të Energjisë së Ripërtërishme.

Ky dokument ishte hapur për konsultim publik nga 18 gusht deri më 5 shtator 2025.

Këto mekanizme mbështetëse bazohen në Ligjin Nr. 08/L-258 për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë që synon krijimin e një kornize të qëndrueshme mbështetjeje për burimet e ripërtërishme të energjisë, duke siguruar transparencë dhe shmangur shtrembërimet në treg.

Pikat kyçe të definuara në këtë dokument janë funksionalizimi i Operatorit për Energji të Ripërtërishme (OER), rol i cili do të ushtrohet nga KOSTT, nën licencën e Operatorit të Tregut dhe definimi i financimit të Fondi për BRE.

Ky Fond së fundmi është deklaruar si i keqmenaxhuar pas auditmit nga Zyra Kombtare e Auditimit.

Mënyrat e financimit të Fondit për BRE të parapara në koncept dokumentin harmonizimin e procesit të të rishikimit tarifor dhe me mundësinë e rishikimeve të jashtëzakonshme në rrethana të veçanta.