ZRRE: Nuk rriten tarifat për ALPEX dhe KEK mbetet Funrizuesi i Mundësisë së Fundit
February 03, 2026

Gjatë seancës së fundit, Bordi i ZRRE ka marrë vendime të rëndësishme për tregun e hapur të energjisë elektrike.
Më 02.02.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e parë për vitin 2026, në të cilën janë diskutuar tarifat e bursës ALPEX dhe Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, FMF.
Në këtë seancë, pas shqyrtimit të kërkesës për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave për Operatorin e Nominuar të Energjisë Elektrike, NEMO, i cili në rastin e tregut tone është ALPEX, është vendosur që lista e tarifave për vitin 2026 të jetë e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake.
Pra të hyrat maksimale të ALPEX nuk do të rriten dhe tarifat për norminimin e energjisë në tregun e përbashkët me Shqipërinë mbesin të njëjta deri në vitin 2028, përveç nëse kërkohet shqyrtim i jashtëzakonshëm i tarifave.
Pas finalizimit të procedurave përkatëse të tenderimit, në përputhje me obligimet ligjore, është aprovuar edhe caktimi i obligimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit me akt të veçantë.
ZRRE hap tenderin për caktimin e FMF – Me liberalizimin e tregut, a do të ketë më shumë operator të interesuar këtë herë?
Këtë obligim, ZRRE përsëri i ka caktuar Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK, për periudhë tri-vjeçare, përkatësisht nga 31.01.2026 deri më 30.01.2029, raporton Kosovo Energy.
Furnizuesi i Mundësis së Fundit, shkurtimisht FMF, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofroj energji garantuar elektrike, në raste kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi.
KEK këtë rol e ka luajtur që nga 31 gushti i vitit 2025 dhe ka furnizuar një numër të bizneseve gjatë verës së kaluar, me rastin e liberalizimit të tregut, kur shumë biznese janë shkyçur nga KESCO si Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) dhe ende nuk kishin furnizues në tregun e lirë,