ZRRE në bashkëpunim me Bankën Botërore – Ofrohet mbështetje rregullative për BRE-të
October 01, 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji ka pritur në një takim ekipin e Bankës Botërore, në kuadër të projektit për Përgatitjen e Mbështetjes për Energjinë e Ripërtëritshme në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, është diskutuar për procesin e mbështetjes nga aktiviteti i ECA-s lidhur me metodologjinë e kufizimit të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme dhe mbështetjen aktuale për hartimin e rregullës për mekanizmin e skemës mbështetëse për burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Sipas njoftimit të rregullatorit, ky takim shënon një hap të rëndësishëm në vazhdimin e bashkëpunimit mes ZRRE-së dhe Bankës Botërore për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të qëndrushëm energjetik në Kosovë.
“ZRRE shpreh falënderimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore dhe angazhimin e tyre për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe mekanizmave që fuqizojnë sektorin e energjisë së ripërtëritshme në vend.” thuhet në njoftim.
Projekti që financohet nga Banka Botërore ka një vlerë prej 1.15 milionë euro dhe përfshinë mbështetje në studime tekno-ekonomike, sociale dhe mjedisore rreth zhvillimit të BRE-ve si dhe udhëzimin e qeverisë rreth lokacioneve për ankande nga energjia e erës me kapacitet prej 200MW.
Për më shumë të dhëna rreth këtij projekti ndiqkni Link-un.