ZRRE: Miratohet aplikacioni i Matkos group, 2 projekte të reja të BRE-ve dhe 2.5MW prej prosumatorëve
March 02, 2026

Javën e kaluar, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e dytë për këtë viti në të cilën ka autorizuar 3 kompani për prodhimin e energjisë.
MDYNAMIC SOLUTIONS sh.p.k dhe ESHA ENERGY sh.p.k kanë marrë autorizim për gjenerimin e enegjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme për park solar i cili do të realizohet në dy projekte me kapacitet total prej 17.7MW në Vërrnicë të Vushtrrisë.
KOSID publikon analizë ligjore mbi hidrocentralët në Kosovë
Kushtetuesja gjen shkelje në vendimin e Supremes, i jep të drejtë kompanisë “Matkos” për lejet e hidrocentraleve
Në këtë takim po ashtu ZRRE ka pranuar autorizimin e Matkos Group për hidrocentralet 9.85MW në lumin Lepenc. Ky autorizim vjenë pas aktvendimit të gjykatës të cilët kanë konsideruar projektet e këtyre hidrocentraleve edhe pas padive të organizatave joqeveritare rreth ndikimeve mjedisore që këto hidrocentrale do të kenë.
2.5MW janë autorizuar për vetë-konsum (prosumator) të energjisë kanë aprovuar. Prej të cilave 30 janë residencial, kurse 32 janë komercial apo industrial, raporton Kosovo Energy.