ZRRE licencon operatorë të rinjë – Vazhdon drejt liberalizimit të tregut përkundër kundërshtimeve të vazhdueshme
May 29, 2025

Bordi i ZRRE ka licencuar kompaninë VOLTKOS dhe ka njohur licencën e AI EnergyX nga Shqipëria si furnizues të energjisë elektrike.
Nga Zyra e Rregullatorit janë shprehur se në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në vend, bordi i ZRRE ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për licencim për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen VOLTKOS. Këtë hap ZRRE e cilëson si një kontribut të drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, përcjellë Kosovo Energy.
Gjithashtu, sipas parimit të reciprocitetit, Bordi ka njohur licencën e ndërmarrjes nga Shqipëria AI EnergyX për dega në Kosovë, duke i mundësuar kësaj kompanie që të veprojë në tregun vendor.
Gjatë ditëve të fundit bordi i ZRRE ka zhvilluar takime me përfaqësues së furnizuesve të llicencuara si dhe operatorëve të rrjetit.
ZRRE shprehet se mbetet e përkushtuar për të siguruar një proces të rregullt dhe të mirëmenaxhuar të liberalizimit, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët e përfshira në sektorin energjetik.