Search

ZRrE lajmëron mbajtjen e takimit të 8 të Bordit për këtë vit 

16 Gusht, 2023


Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se pasnesër do të mbledhet Bordi.

ZRRE ka njoftuar se me datë 18.08.2023, ora 14:00, do të mbahet Mbledhja e tetë (VIII) e Bordit. Në këtë takim do të shqyrtohet i “Rregulla për vet-konsumatorët me Burime të Ripërtëritshme”, katër aplikacione për gjenerator të BRE-ve si dhe 3 kërkesa për licencës për furnizim me energji elektrike.

Draft Rregulla për Vet-Konsumatorët ka dalur në konsultim publik në nëntorin e vitit të kaluar që atëherë ZRRE ka mbajtur takime me palë të ndryshme të sektorit për të analizuar mendimin dhe sygjerimet e tyre rreth kësaj rregulle. Me aplikimin e saj konsumatorët e energjisë elektrike të të gjitha niveleve mund të fitojnë statusin Prosumator apo Vet-Konsumues si dhe do të kompenzohen me anë të Faturimit Neto për energjinë që ata japin në rrjet.

ZRRE ka njoftuar se gjatë këtij takimi katër projekte të gjeneratorëve do të shqyrtohet. I parë në list është projekti solar 150MW SOLAR ENERGY GROUP EUROPE në komunën e Gjakovës. Me rradhë janë dhe dy projektet të tjera fotovoltaike ai i ELING në Pejë dhe ENERGY DEVELOPMENT GROUP – KOSOVA në Gjakovë me  1MW dhe 6MW, respektivisht.

Projekti i rradhës është i parkut me erë në Zatriç të Istogut. Parku i quajtur EV Wind Park do të ketë një kapacitet total prej 70MW i ndarë në dy projekte me nga 35MW. Këto dy projekte kanë qenë të pajisura me Autorizim Preliminar nga ZRRE që nga viti 2018.

Kërkesat për t’u lincensuar si Furnizues të Energjisë elektrike kanë paraqitur Eurosol&Energy LTD, MCM COMMODITIES dhe MONTING.