Search

ZRRE hap tenderin për caktimin e FMF – Me liberalizimin e tregut, a do të ketë më shumë operator të interesuar këtë herë?

November 25, 2025


Zyra e Rregullatorit për Energji, ZRRE, ka njoftuar se ka shpallur ri-tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.

Afatit për pranim të ofertave është në dosjen e tenderit deri me datë 17.12.2025, deri në ora 14:00.

iMundësis së Fundit, shkurtimisht FMF, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofroj energji garantuar elektrike, në raste  kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi.

Gjatë qershorit të këtij viti, me rastin e liberalizimit të tregut, kur shumë biznese janë shkyçur nga KESCO si Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) dhe ende nuk kishin furnizues në tregun e lirë, KEK ka operuar si furnizues si tyre. Kjo ishte për shkak se ZRRE kishte caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës si Furnizues i Mundësisë së Fundit për një periudhë gjashtëmujore, nga 31 gusht 2025 deri më 31 janar 2026.

Sipas Ligjit për Energji Elektrike, furnizimi i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Rregullën dhe metodologjinë për Furnizuesin e mundësisë së Fundit.

KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit: Çfarë do të thot kjo për bizneset

Lexo më shumë

Gjatë tenderit të kaluar ka pasur mungesë të operatorëve, andaj ZRRE kishte caktuar KEK në këtë rol.

Pas mbylljes së fazës së pranimit të aplikimeve, ZRRE do të bëjë hapjen publike të tenderit në adresën, Rr. Bekim Fehmiu (ish ndërtesa e Fazitës), kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë, me datë 17.12.2025, në ora 14:30.

Dosjen e tenderit mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.