Search

ZRRE diskuton sektorin e energjisë me përfaqësuesit e misionit të FMN

14 Mars, 2023


Më 13 mars 2023, në ambientet e Zyrës së Rregullatorit për Energji, u zhvillua një takim midis Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe përfaqësuesve të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Takimi kishte për qëllim njohjen e Misionit te FMN-së me situatën në Sektorin e Energjisë Elektrike si dhe me mënyrën e vlerësimit të të Hyrave të Lejuara Maksimale për të Licencuarit e Rregulluar për vitin 2023.

Nga ana e ZRRE-së u be një prezantim i hollësishëm i situatës elektro-energjetike në vend, duke paraqitur të dhëna krahasuese ndër vite lidhur me prodhimin, importin si dhe të treguesve të humbjeve të energjisë elektrike. Gjithashtu, u bë edhe një analizë krahasuese e çmimeve të energjisë elektrike.

Në vazhdim, përfaqësuesit e ZRRE-së dhanë shpjegime të hollësishme, deri në detaje, mbi metodologjinë dhe te dhënat e përdorura për vlerësimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale për vitin 2023.

Nga ana e përfaqësuesve të FMN-së ky takim u vlerësua shumë i dobishëm, pasi që do të ndikoj në pikëpamjet dhe vlerësimet e Misionit të FMN-së për ecurinë e mëtejshme të sektorit të energjisë elektrike.

Si përfundim, Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së theksoi se mbetet i hapur për të analizuar me përgjegjësi çdo propozim i cili mund të sjelle impakte të ndjeshme në sektorin e energjisë dhe shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me FMN-në.