ZRRE dhe FKEE takohen me përfaqësues së Bankës Botërore dhe IFC – Pritet një projekt i multisektorial
October 13, 2025

Bordi i Zyrës e Rregullatorit për Energji ka mbajtur takim me përfaqësues të Bankës Botërore dhe të International Financial Corporation (Korporatës Ndërkombëtare Financiare – IFC).
Ky delegacion i përbashkët është duke përgatitur një projekt të ri rreth Diagnostifikimit të Sektorit Privat në Kosovë, i quajtur CPSD. Projekti synon identifikimin e sektorëve me potencial për investime private, punësim dhe rritje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë.
ZRRE ka njoftuar se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, përfshirë legjislacionin përkatës që rregullon BRE-të dhe kompetencat e ZRRE-së në zbatimin e këtij legjislacioni.
Palët gjithashtu shkëmbyen mendime rreth mundësive për avancimin e burimeve të ripërtëritshme në Kosovë dhe investimeve të nevojshme për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
Menaxhmenti i FKEE-së ka mbajtur takim me këtë delegacion po ashtu.

Në këtë institute diskutimi u fokusua në mundësitë dhe sfidat për investime private në efiçiencën e energjisë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike.