Search

ZRRE: Autorizon 200kW energji solare dhe disa rregulla për tregtimin në bursën ALPEX

December 11, 2024


Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e javës së kaluar, ka miratuar një numër rregullash për tregtimin e energjisë në bursën shqiptare ALPEX si dhe disa autorizime për vetë-konsum të energjisë solare.

‘ZRRE ka miratuar plotësim ndryshmet e rregullave dhe procedurave të tregtimit për ALPEX. Miratimi i plotësim ndryshimeve te këtyre rregullave është hapi përfundimtar në kornizën rregullative që nevojitet për të mundësuar tregun brenda së njëjtës ditë’ thuhet në kompunikatën e ZRRE.

Rregulloret të cilat janë miratuar përfshinë: propozimin për miratimin e Çmimit Maksimal Klerues të Ankandit të Tregut Brenda së njëjtës Ditë, Çmimi Minimal Klerues i Ankandit të Tregut Brenda Ditës , Çmimi Maksimal i Urdhërporosive i Tregut te ankandeve Brenda Ditës dhe Çmimi Minimal i Urdhërporosive i Tregut të Ankandeve Brenda Ditës si dhe miratimin e Çmimit Maksimal Klerues të Ankandit të Tregut të Ditës në Avancë, Çmimi Minimal Klerues i Ankandit të Tregut të Ditës në Avancë, Çmimi Maksimal i Urdhërporosive i Tregut të Ditës në Avancë dhe Çmimi Minimal i Urdhërporosive i Tregut të Ditës në Avancë.

Bordi poashtu ka shqyrtuar edhe nëntë kërkesa për marrje të autorizimit për gjeneratorë për vetë-konsum për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet solare, me kapacitet total prej 200kW.