Search

ZRRE aprovon kërkesa të shumta për energji solare gjatë takimit të Bordit

January 29, 2025


Gjatë mbledhjes së fundit të bordit të ZRRE janë aprovuar disa autorizime për energji solare si dhe një numër kërkesash nga operatorët e rrjetitdhe tregut.

Më 27.01.2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e parë për këtë vit. Sipas një komunikate ZRRE njpfton se në këtë seancë, Bordi ka miratuar vlerat hyrëse të Furnizuesit me Shërbim Universal, për periudhën 2025 -2027.

Bordi poashtu ka miratuar kërkesën e ALPEX-it për zgjatjen e afatit të tarifave dhe miratimin e disa propozimeve në listën e tarifave të ALPEX. Poashtu i është dhënë pëlqim Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut, KOSTT, për rekomandimet rreth sistemeve matëse si dhe është miratuar kërkesa e këtij operatori për derogim nga Kodi i Rrjetit të Transmetimit.

Sa i përket zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, Bordi ka miratuar kërkesën e “Anik Energy” sh.p.k për autorizim për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me rreth 5.5 MW, si dhe ka miratuar 14 kërkesa, me kapacitet prej 476kW për marrje të autorizimeve për vetë-konsum.

Vlenë të theksohet se nga shumë ekspert kombtar dhe ndërkombëtar është rekomanduar që për shkak se mbledhjet e bordit nuk mbahen shpesh, kërkesat për autorizim me kapacitete të ulta nuk duhet të shqyrtohen nga bordi për aprovim. Kjo do të shpejtonte procesin e hyrjes në operim të gjeneratorëve të vegjël të energjisë dhe do të ndihmonte në përhapjen e BRE-ve në vend.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve.