Search

Zëvendësministri Arifaj merr pjesë në takimin e CESEC-së në Slloveni

27 Shtator, 2021


Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë (ME), Mentor Arifaj dhe drejtori i Departamentit të Energjisë së ME-së, Luan Morina, kanë përfaqësuar Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Kosovës në takimin e Lidhshmërisë të Energjisë së Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) në Lubjanë, të organizuar nga Komisioni Evropian.

Gjatë takimit tema kyçe të diskutimit kanë qenë arritjet dhe prioritetet e së ardhmes të projekteve infrastrukturore të energjisë elektrike, burimeve të ripërtërishme, si dhe gazit.

Pjesë e diskutimit ka qenë edhe agjenda për Green Deal dhe krijimi i mundësive për nxitjen dhe integrimin e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtrishme.

Të pranishëm në takim ishin edhe Komisionerja e Energjisë, Kadri Simson, përfaqësues të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, të Bashkimit Evropian si dhe përfaqësues të bizneseve të fushës së energjisë.