Luaj lojën: Koralet
August 17, 2020

Si të luani?
Klikoni në tastet ‘+’ apo ‘–’ për të rregulluar temperaturën apo nivelin e ndotjes.
Klikoni në butonin e gjelbër “Start Storm” për të krijuar stuhinë, që do të parakalojë në monitorin e juaj. Shikoni se çfarë ndodhë në hapësirën e koraleve, varësisht nga kushtet që ju i krijoni!
Zbardhja nga koralet!
A e keni ditur se sipërfaqet me korale të vendosura në fund të detit janë në të vërtetë të mbuluara me organizma të vegjël që kanë të njejtin emër, – korale?! Këta organizma bashkëngjiten me gurë nënujorë dhe kështu zhvillojnë ciklin e tyre jetësor në këto sipërfaqe!
Sipërfaqet me korale janë shumë të ndijshme ndaj temperaturave të ulëta dhe dritës, dhe asesi nuk pëlqejnë oqeanet e ndotura. Edhe stuhitë shqetësojnë koralet, edhe pse varet se sa janë të shpeshta dhe cili është intensiteti i tyre. Në kushte stresi, koralet lirojnë alga të ndryshme dhe kështu sipërfaqet me to marrin ngjyrë të bardhë. Ky fenomen në botë njihet si ‘zbardhje’ nga koralet. Në këto kushte, koralet jo domosdo vdesin, ato edhe mund t’i mbijetojnë procesit të zbardhjes. Mirëpo bëhen edhe më të ndijshme, vecanërisht nëse kushtet jo të mira vazhdojnë për periudhë më të gjatë.
NASA ka zhvilluar disa pajisje për të mundësuar studime të mëtutjeshme në sipërfaqet me korale. Këto studime bëhen përmes aeroplanëve që fluturojnë mbi oqean, shumë afër sipërfaqes së detit. Këta aeroplanë mund të vlerësojnë sasitë e koraleve, algave dhe rërës në fund të oqeanit.
Pse janë koralet e rëndësishme?
Sipërfaqet e shëndosha me korale përfaqësojnë ekosistemet më të rëndësishme biologjike dhe ekonomike në botë. Ato bëjnë një numër shërbimesh për të mundësuar vitalitetin e gjithë ekosistemit në botë. Janë burim ushqimi për miliona organizma, mbrojnë vijat bregdetare nga stuhitë dhe erozioni, ofrojnë vende jetese dhe kanë veti shëruese për lloje të rëndësishme të peshqive. Përmes tyre, shumë familje krijojnë të hyra ekonomike. Ato janë edhe burim për ilaqe.
https://climatekids.nasa.gov/coral-bleaching/
Credit: NASA/JPL-Caltech