Zagrebi do të rrisë instalimet e çative solare për të arritur në 50 MW deri në vitin 2024
October 22, 2021

Nëpërmjet një programi të nisur nga kryetari i ri, kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, po kërkon të shfrytëzojë potencialin e jashtëzakonshëm të energjisë solare dhe të rrisë kapacitetin e tyre aktual të instaluar prej 700 kW në 50 MW deri në vitin 2024. Programi përfshin gjithashtu një “one-stop-shop” për energjinë solare si dhe një qendër informacioni, duke krijuar një qasje shumë novatore dhe shumë të nevojshme për të lehtësuar investimet në BRE.
Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është raportuar se kryeqyteti i Kroacisë do të siguroj grante për përgatitjen e projekteve për instalimin e paneleve fotovoltaike solare në ftë e ndërtesave.
Programi për panelet solare të në ndërtesat publike, ndërtesat me shumë apartamente dhe shtëpitë dhe kompanitë njëfamiljare në qytetin e Zagrebit nga viti 2022 deri në vitin 2024 është përgatitur nga kryetari Tomislav Tomašević dhe do të diskutohet nga parlamenti i qytetit më 28 tetor.
Tre modele të financimit për isntalimin e panelve solare
Instalimi i paneleve solare mund të financohet me fonde vetanake (100 përqind apo me një pjesë të fondeve të kthyeshme) apo operatorët e sistemit mund të marrin një çmim të garantuar të blerjes së energjisë elektrike në tenderë nga Operatori Kroat i Tregut të Energjisë (HROTE) ose të nënshkruajë marrëveshje të blerjes së energjisë (PPA).
Sipas programit, rreth 10MW të paneleve solare pritet që të instalohen në ndërtesat publike, teksa 10MW të tjera janë projektuar për ndërtesat me shumë apartamente dhe shtëpi private njëfamiljare dhe 30 MW duhet të ndërtohen në struktura të drejtuara nga kompani.
Potenciali solar i Zagrebit vlerësohet të jetë 250MW
Në këtë Mënyrë, programi mund të aktivizojë investime private prej 40 milion euro.
Implementimi i programit pritet që të jetë përgjegjës për aktivizimin e investimeve private në vlerë prej 40 milion euro dhe të rezultoj në prodhim të energjisë elektrke të rreth 50,000MWh dhe një ulje të emetimeve të CO2 për 100,000 në baza vjetore.
Skema poashtu përfshin përgatitje të koordinuar dhe lansim të projekteve për instalimin e paneleve solare në çati me dhënien e ndihmës financiare të pakthyeshme për përgatitjen e projektit, sipas propozimit.
Tutje, program poashtu parashikon përdorimin e modeleve të prokurimit për të minizuar zgjerimet e bugjetit të qytetit për instalimin dhe mirëmbajtjen e paneleve solare.
Mekanizmi do të implementohet nga Agjencia Rajonale Veri-Perëndimore Kroate e Energjisë (REGEA).
Tri aktivitetet kryesore: analiza të fizibilitetit, konsultimi dhe informimi për qytetarët dhe kompanitë
Program do të konsistoj nga tri aktivitetet kryesore.
E para do të parasheh analizimin e fizibilitetit të instalimit të paneleve solare në çati të ndërtesave publike (shkollave, spitaleve, qendrave shëndetësore) në përputhje me modelin për çmimet e garantuara të blerjes të dhëna nga Operatori Kroat i Tregut (HROTE) ose modeli PPA, duke përfshirë përfshirjen e qytetarëve përmes financimit të shumtë.
Një qendër për informim të energjisë solare do të krijohet
Segmenti i dytë që do të ofroj këshill dhe informim për qytetarët, duke përfshirë këtu themelimin e qendrës informuese solare (one-stop-shop) në Mënyrë që të nxitet edhe krijimi i komuniteteve të energjisë, instalimin e paneleve solare për vetëkonsumim dhe përdorimin e granteve nga Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Efiçiencës së Energjisë dhe burime të tjera të disponueshme.
Së fundi, qendra e informacionit solar do të jetë aty për të këshilluar kompanitë dhe për t’i inkurajuar ato të përgatisin projekte, të aplikojnë për grante dhe të njihen me modelet për instalimin e paneleve diellore.