Search

Zagrebi do të rinovoj 40 për qind të ndriçimit publik, synon të bëhet qytet i mençur

November 16, 2021


Qyteti i Zagrebit do të rinovoj rreth 40% të ndriçimit publik duke përdorur një model të partneritetit publiko-privat në një projekt që do të arrijë vlerën prej 42 milion euro, ka bërë të ditur balkangreenenergynews.

Projekti është pejsë e strategjisë së kryeqytetit të Kroacisë që të shëndrrohet në Qytetin e Mençur të Zagrebit.

Në këtë mënyrë, kryeqyteti i Kroacisë synon që të rrisë eficensën e energjisë në sistemet e ndricimit publik dhe të ulë ndikimin në klimë.

Në momentin kur projekti është implementuar, qyteti i Zagrebit do të jetë në pozitë për të kursyer në nga kostot e mirëmbajtjes dhe operimit të infrastrukturës publike dhe kursimeve të rrymës të pothuajse 75% apo 21 GËh në baza vjetore.

Rinovimi i sistemeve të ndricimit publik në Zagreb rrjedhimisht do të ndikojë edhe në uljen e emetimeve të emetimeve të CO2 për rreth 5,000-ton në baza vjetore.

Ndryshe, më herët këtë vit, Tomislav Tomasevic nga ‘të gjelbërtit’ ka fituar garën për pozitën e kryetarit të Zagrebit në zgjedhjet e fundit lokale.

Përmes platformës së tij ‘Ne mundemi!’, Tomasevic ka premtuar se do të përkrahë vendosjen e paneleve solare në kulmet e shtëpive dhe ndërtesave, masave të efiçiencës së energjisë dhe se do të aplikojë parimet e ekonomisë qarokre gjatë mandatit të tij në Zagreb.

Fitojnë të gjelbërtit: Kryetari i ri i Zagrebit premton projekte të qëndrueshme energjetike

Lexo më shumë

Zagrebi do të rrisë instalimet e çative solare për të arritur në 50 MW deri në vitin 2024

Lexo më shumë