Search

WoodMack: Kapacitetet e erës në botë do të arrijnë në 2.38 teravat në vitin 2032

September 27, 2023


Sipas analizave të Wood Mackenzie, kapacitetet e përgjithshme botërore për prodhimin e rrymës nga era do të arrijnë në 2.38 teravat në fund të vitit 2032, kryesisht për shkak të zhvillimit të tregjeve në Perëndim dhe Afrikë.

Përkundër vështirësive, tregu i energjisë elektrike të erës do të vazhdojë rritjen vjetore prej 10.1%, ka thënë analisti në analizën e fundit të publikuar. Ky trend do të vazhdojë për shkak të ndryshimeve të favorshme të planeve kombëtare për energji dhe klimë, mekanizmave të ankandeve dhe iniciativave të ndryshme botërore.

Sa i përket projekteve të erës në det të hapur, analisti ka thënë se pret që disa nga to do të anulohen për shkak të vështirësive me zinxhirët e furnizimit, rregullave të reja në Kinë si dhe vështirësive financiare të shkaktuara nga inflacioni.

Sipas tij, vetëm Kina do të shtojë 170 gigavat në vit kapacitete prodhimi të rrymës nga era ndërmjet viteve 2026 – 2032, përcjell Kosovo.Energy

Ai ka shtuar se investimet kapitale për turbinat e reja të erës deri në vitin 2032 do të jenë 2.5 trilion dollar amerikan, 850 miliardë nga të cilat do të investohen në vendosjen e turbinave në det të hapur.

E themeluar në vitin 1923, Wood Mackenzie, e njohur edhe si WoodMac, është një ndërmarrje globale e hulumtimit dhe konsulencës që ofron të dhëna, analiza të shkruara, si dhe konsulencë për industri të ndryshme, sikurse atë të energjisë elektrike, kimikateve, energjis së ripërtëritshme, metaleve dhe minierave.

/Kosovo.Energy