Woodburn Capital Partners nënshkruan marrëveshjen për blerjen e energjisë me Magna
May 20, 2024

Kompania automobilistike Magna ka nënshkruar marrëveshjen e saj të parë për blerjen e energjisë (MBE) me Woodburn Capital Partners.
Woodburn do të ndërtojë dhe operojë një sistem fotovoltaik prej 2.4 megavatësh në një nga fabrikat e Magna Bohemia në Çeki, mbështetur nga marrëveshja 15-vjeçare për blerje të emergkosë, raporton Balkan Green Energy News.
Në korrik të vitit të kaluar, Woodburn filloi punimet në një impiant diellor prej 10 MW në Brdovec në zonën e Zagrebit dhe një tjetër prej 3 MW në Stankovci në Dalmaci.
Mirko Medenica, Drejtori i Zhvillimit të Woodburn, theksoi se PPA-ja u nënshkrua një muaj pas pjesëmarrjes në konferencën RE-Source Croatia në Zagreb, përcjell Kosovo.Energy.
Përveç marrëveshjes me Magna në Çeki, Woodburn ka pesë projekte të përfunduara dhe mbi 80 milionë euro të investuara në projekte biomase dhe diellore.
Së fundmi, kompania njoftoi investimin e saj të parë në Bosnjë dhe Hercegovinë me një central diellor prej 92.5 MW në Tomislavgrad, që do të përfshijë një sistem të ruajtjes së energjisë me bateri (BESS).