Vuçiq: Serbia është duke konsideruar ndërtimin e një termocentrali bërthamor
November 23, 2021

Serbia është duke konsideruar të ndërtojë një termocentral bërthamor në bashkëpunim me kompaninë Ruse, Rosatom, pasiqë energjia bërthamore mund të bëhet pjesë e taksonomisë së gjelbër financiare, ka theksuar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.
“Ne jemi duke konsideruar çështjen e termocentraleve bërthamore, ne jemi duke konsideruar shumë çështje sëbashku me Rosatom”, ka thënë Vucic.
Lajmin e ka bërë të ditur SeeNeës, ku është raportuar se sipas Vucic vështirësia më e madhe për ndërtimin e termocentralit bërthamor në Serbi është e natyrës financiare.
“Termocentralet e mëdha bërthamore kushtojnë më shumë se 10 miliard euro, mirëpo ne jemi pajtuar që borxhi ynë kombëtar duhet të jetë gjithmonë më i ulët se 60% prodhimit të brendshëm bruto”, ka nënvizuar ai.
Ndryshe, pak javë ma herët, Vuçiç tha se Serbia ka propozuar të marrë 15% të aksioneve në termocentralin bërthamor të Hungarisë Paks.