Search

Vortex Energy fillon ndërtimin e 110 megavat kapaciteteve energjetike solare dhe të erës në Poloni

January 23, 2024


Zhvilluesi polak i burimeve të ripërtëritshme të energjisë, Vortex Energy, ndërmarrje në pronësi të Vitol nga Holanda, ka filluar ndërtimin e 53 megavat kapaciteteve të prodhimit të rrymës nga era dhe 57 megavat kapaciteteve të prodhimit nga dielli në Poloni.

Projektet pritet të përfundojnë së ndërtuari në vitin 2024/2025, thuhet në komunikatën për media të publikuar nga ndërmarrja.

Pas fillimit të operimit, të gjitha projektet do të prodhojnë rreth 180 gigavat orë energji elektrike në vit, duke mbuluar kështu konsumin e energjisë elektrike për 93 mijë amvisëri.

Përfundimi i projekteve kërkon investime në vlerë prej 112.9 milionë eurosh.

Ndërtimi i projekteve do të menaxhohet nga Vortex me bashkëpunëtorë. Nomad Electric është kontraktuar për pjesën e inxhinierimit, prokurimit dhe ndërtimit të projekteve diellore, ndërsa Nordex do të bëj furnizimin me turbina të energjisë elektrike.

Investimet janë pjesë e ndërmarrjes Vitol për investime në vlerë prej 1 miliardë dollarësh në sektorin e energjisë së ripërtërtishme në Poloni Brenda pesë viteve. Vitol ka blerë ndërmarrjen Vortex Energy në nëntor 2022.

Vortex Energy tashmë ka përfunduar projektet solare dhe të erës me kapacitet prej 450 megavatësh.