Vendoset gurthemeli i Nënstacionit të ri 220/35/10(20)kV në Malishevë
December 29, 2025

Më 23 dhjetor, në Malishevë u shënua ceremonia e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV Malishevë.
Ky është një projekt kapital me rëndësi të veçantë, i cili për herë të parë e lidh Malishevën me rrjetin 220 kV dhe forcon ndjeshëm sigurinë, stabilitetin dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.
Projekti do të financohet nga Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut, KOSTT, me vlerë prej 6,763,766.04€. Ku parashihet instalimin i transformatorëve me kapacitet 40 MVA, si dhe ndërtimin e linjës transmetuese 220 kV.
Përmesë këtij investimi krijohen kapacitete më të larta transmetuese dhe stabilitet më të madh të furnizimit, duke e plotësuar dhe përforcuar rrjetin ekzistues 35 kV.
Kështu mund të përmirësohet stabiliteti i rrjetit transmetues, reduktohen rreziqet nga mbingarkesat dhe përmbushen kriteret e sigurisë së sistemit. Duke kontribuar në stabilizimin e furnizimit me energji elektrike në rajonin e Anadrinit dhe komunat përreth.
Ndërtimi i Nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV në Malishevë është një investim strategjik që rrit kapacitetet dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike, në përputhje me objektivat e Strategjisë së Energjisë.
Ceremonia u realizua në praninë e Ministresë në detyrë të Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Kryetarit të Komunës së Malishevës.