Search

Vendet e BE-së çalojnë për të unifikuar përgjigjen ndaj rritjes së çmimit të energjisë

03 Dhjetor, 2021


Franca, Spanja dhe shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian kanë shtyerë përpara thirrjet për reforma në rregullat e tregut të energjisë së Bashkimit Evropian për të përballuar çmimet e larta.

Mirëpo, sic është raportuar nga Reuters, këto thirrje po përballen me një grup të shteteve që po kundërshtojnë, sic është Gjermania, në mbledhjen e ministrave.

Çmimet e energjisë elektrike në Evropë kanë arritur nivele rekord këtë vjesht në saje të fuznimit të kufizuar dhe kërkesës së lartë për gaz nga ekonomitë globale të cilat po rikuperohen nga pandemia e COVID-19, ndonëse çmimet janë sheshuar në muajin të tetor por ende mbesin të larta.

Shumica e vendeve të BE tashmë kanë përdorur masa të përkohshme për të mbrojtur konsumatorët nga faturat e larta elektrike, duke përfshirë shkurtimet e taksave të energjisë dhe subvencionet për familjet. Së bashku, BE vlerëson se këto masa arrijnë në më shumë se 3.4 miliardë euro.

Mirëpo, vendet anëtare të BE janë të ndara rreth përgjigje afatgjate ndaj kësaj krize.

Gjermania, Danimarka, Holanda dhe gjashtë vende të tjera kanë thënë para mbledhjes të mbajtur dje se kanë kundërshtuar reformat e tregut të energjisë të BE.

Kufiri i çmimeve ose kalimi në një sistem tjetër për të vendosur çmimet kombëtare të energjisë mund të dekurajojë tregtinë e energjisë elektrike midis vendeve dhe të anashkaloj stimujt për të ndërtuar më shumë burime të ripërtëritshme me kosto të ulët, thanë ata.

Në anën tjetër, Spanja, Franca, Italia, Greqia dhe Rumania janë përgjigjur me një thirrje për të ndryshuar rregullat e BE për mbrojtje të konsumatorit nga lëvizjet e çmimeve.

Ata poashtu kërkojnë blerje të përbashkët të gazit nga vendet e BE për të formuar një rezerv strategjike dhe një hulumtim për të identifikuar reformat e tregut të energjisë elektrike të bllokut.

Komisioni Evropian tha se do të propozoj një kornizë që të mundësoj prokurimin e përbashkët të stoqeve strategjiek të gazit, si një pejsë e propozimit për të ngritur një shkallë më lartë legjislacionin e tregut të gazit të BE, që pritet të ndodhë më 14 dhjetor.

Komisionerja e BE për energji, Kadri Simson, tha se përmirësimet poashtu ishin të nevojshme në ndërlidhësit e energjisë dhe fleksibilitetin e rrjeteve të energjisë elektrike të Evropës. “Puna për të gjitha këto çështje është duke vazhduar”, tha ajo.

Ndryshe, një raport muajin e kaluar nga rregullatorët e energjisë të BE nuk kishte identifikuar cështja të mëdha me dizajnimin e tregut të enegjisë të bllokut.

Një hetim nga mbikëqyrësi i BE-së për letrat me vlerë tha se nuk kishte prova të abuzimit të tregut në tregun e karbonit të BE-së. Lexo më shumë

Gjetjet u kritikuan të enjten nga disa vende të cilat duan të frenojnë spekulimet financiare në tregun e karbonit, të cilat ata thonë se kanë ndihmuar në shtyrjen e çmimeve të lejeve të CO2 në nivele rekord.

“Ne nuk mund të pretendojmë më se ETS (Sistemi i Tregtisë së Emisioneve) është një sistem që funksionon në mënyrë të përsosur … ai kërkon një reformë të thellë,” tha ministrja polake e klimës Anna Moskwa.