Search

Vazhdojnë punimet në KEK: Mungesa e blloqeve ka rritur importet dhe ka shkaktuar ndërprerje të ngrohjes nga TermoKos

April 11, 2025


Ministrja Rizvanolli ka njoftuar se punimet në remonti në Bllokun B1 në TC Kosova B, po zhvillohet sipas planit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës dhe ka njoftuar se punimet e remontit në Bllokun B1 në TC Kosova B, po zhvillohen sipas planit të paraparë. Me këtë rast, ministrja tha se me investimet që do të bëhen brenda vitit 2025, do ta rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 WW.

“Në KEK vizitova punimet e remontit në Bllokun B1 në TC Kosova B, i cili po zhvillohet sipas planit dhe i paraprin fillimit të modernizimit të turbinës në Bllokun B2 që do të fillojë në fund të prillit.

Investimet e këtij viti do t’ia rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 MW, ndërsa me përfundimin e plotë të rehabilitimit, TC Kosova B do t’i rritet kapaciteti për 80 MW, prodhimi vjetor për 600 GWh, si dhe jetëgjatësia për 20 vite”, tha ajo.

Në bllokun B2 të këtij termocentrali në datën 09 prill është vërejtur rrjedhje e ujit, si pasoj blloku ëshët nxjerr jashtë funksionit të martën pas mesnate.

Ministrja falënderoi punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2. Mungesa e këtyre blloqeve ka shkaktuar rritjet të madhe të importit në treg. Operatori KESCO ka njoftuar se në këtë kohë konsumi i energjisë është mjaft i lartë poashtu edhe çmimet e energjisë, andaj kompani është duke paguar me miliona euro për të furnizuar konsumatorët.

Mirëpo, mungesa e TC B1 dhe B2 ka shkaktuar  mungesë të energjisë termike gjithashtu, si pasoj TermoKos nuk ka arritur të furnizoj konsumatorët në kryeqytet me ngrohje.