Search

Valorem pajiset me leje mjedisore për projekte solare 300 megavatëshe në Greqi

December 21, 2023


Valorem nga Franca ka siguruar lejën mjedisore për projekte solare me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 300 megavatësh në Greqi.

Lejet kanë të bëjnë me 7 prjekte solare, pjesë e një grupi prej 11 projektesh të ndërmarrjes Valorem në Greqi, me kapacitet të përgjithshëm prej 360 megavatësh.

Valorem kanë thënë se Kushtet e Miratimit Mjedisor (ETA) janë lëshuar nga ministria greke për energji dhe mjedis, transmeton Kosovo.Energy.

Pas përfundimit të të gjitha 11 projekteve, ato së bashku do të jenë në gjendje të prodhojnë më shumë se 550 gigavat orë energji elektrike në vit, e mjaftueshme për të furnizuar rreth 40,000 shtëpi.

Në kuadër të projekteve parashihet edhe ndërtimi i një nënstacioni të ri nga Valorem në komunën Farsala të Greqisë.