Search

Ulqini ka kapacitet për 2300 MW kapacitete prodhimi të rrymës nga era në det të hapur

May 29, 2024


Mali i Zi ka mundësinë të ndërtojë edhe 2,300 megavat kapacitete të prodhimit të rrymës nga turbinat e erës të vendosura në det të hapur, në komunën e Ulqinit, përcjell Kosovo.Energy.

Kështu thotë studimi i ri nga Milos Bogdanovic dhe profesori Spiro Ivosevic, i publikuar së fundmi edhe në MDPI Energies.

Bogdanovic ka thënë për Balkan Green Energy News se studimet e shpejtësisë mesatare të erës në baza vjetore kanë treguar për zonën e saktë brenda Malit të Zi ku mund të ndërtohen projekte të prodhimit të rrymës nga turbinat e erës në det të hapur. Përvec përcaktimit të zonave, studimet gjithashtu kanë përcaktuar edhe zgjidhjet teknike për bazamentet e këtyre turbinave.

Sipas autorëve, studimi ka treguar se të gjitha këto kapacitete mund të ndërtohen në komunën e Ulqinit, përgjatë kufirit me Shqipërinë, ndërsa turbinat mund të vendosen në det të hapur, përcjell Kosovo.Energy.

Sipas përllogaritjeve, në këtë zonë mund të ndërtohet projekti prej turbinave të erës me kapacitet prej 2,300 megavatësh, pjesa më e madhe e të cilave do të vendoset në struktura lundruese.

Studimi thotë se zona e identifikuar është në pronësi shtetëorre, andaj për zhvillimin e këtij projekti nuk do të ketë nevojë për procedura shpronësimi, sic ndodh me shumë nga projekte të tilla në Mal të Zi dhe botë.

/Kosovo.Energy