Search

Udhëheqësi i Komunitetit të Energjisë në takim me bordin e ZRRE

06 Qershor, 2024


Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së z.Ymer Fejzullahu priti në takim Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë z.Artur Lorkowski i shoqëruar nga Zëvendës Drejtori z.Dirk Buschle dhe znj. Oleana Antonova, Eksperte e Energjisë.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, z. Lorkowski vizitoi Zyrën e Rregullatorit për Energji ku u takua me Kryesuesin e Bordit dhe anëtarët e Bordit të ZRRE-së dhe bashkë diskutuan për situatën e përgjithshme në sektorin e energjisë si dhe angazhimet e ZRRE-së në funksion të tregut të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe projektit të radhës të bashkimit të tregjeve ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në këtë takim po ashtu u diskutua për progresin e arritjes së objektivave të Strategjisë së Energjisë me theks të veçantë ne ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.

Në fund, Kryesuesi falënderoi Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në ofrimin e asistencës së nevojshme për ZRRE-në për të siguruar zhvillimin e një sektori të besueshëm dhe të qëndrueshme me energji.