Search

Turqia rrit kapacitetin e saj të instaluar të energjisë nga era

05 Janar, 2022


Turqia shënoi rritje vjetore më të lartë të kapacitetit të energjisë së erës vitin e kaluar me rreth 1.750 megavat, përcjell trt.net.

Centralet e erës përbënin gjysmën e energjisë elektrike të instaluar në Turqi vitin e kaluar.

Kapaciteti prej rreth 1.750 megavat energjie të erës, i cili u vu në përdorim vitin e kaluar, është regjistruar si kapaciteti më i lartë në baza vjetore në Turqi.

Me këtë rritje, fuqia totale e energjisë së instaluar të erës në Turqi arriti në 10 mijë e 750 megavat deri në fund të vitit 2021, ndërsa numri total i projekteve të vëna në funksionim arriti në 270.

Më parë, rritja më e lartë në baza vjetore në energjinë e erës në Turqi u regjistrua në vitin 2016 me 1.248 megavat.

//trt.net