Trepça shënon rritje historike në prodhimin e plumbit dhe zinkut
September 26, 2025

Ndërmarrja Trepça bën të ditur se gjatë shtatëmujorit të parë të vitit 2025, Flotacioni “Tuneli i Parë” ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në prodhimin e koncentratit të plumbit (Pb) dhe zinkut (Zn), duke tejkaluar dukshëm arritjet e së njëjtës periudhë të vitit 2024.
Trepça thekson tutje se këto rezultate dëshmojnë qartë trendin e fuqishëm të rritjes së kapaciteteve prodhuese të Trepçës.
Vetëm në muajin korrik 2025, prodhimi arriti në 1,070 t, krahasuar me vetëm 236 t në korrik 2024 – një rritje marramendëse prej +353.39%.
Flotacioni “Tuneli i Parë” po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të rikthimit industrial të Trepçës, duke dëshmuar potencialin e madh që ka ndërmarrja për të kontribuar fuqishëm në ekonominë kombëtare.

Më poshtë mund t’i gjeni statistikat e prodhimit dhëna nga Treça.
Prodhimi i koncentratit të plumbit (Pb):
Shtatëmujori i parë 2024: 1,074.00 t
Shtatëmujori i parë 2025: 2,544.49 t
- Rritje prej 1,470.49 t, ose +136.92%
Prodhimi i koncentratit të zinkut (Zn):
Shtatëmujori i parë 2024: 1,451.00 t
Shtatëmujori i parë 2025: 3,151.47 t
- Rritje prej 1,700.47 t, ose +117.19%
Gjithsej prodhimi i koncentratit (Pb + Zn):
Shtatëmujori i parë 2024: 2,525.00 t
Shtatëmujori i parë 2025: 5,695.96 t
- Rritje prej 3,170.96 t, ose +125.54%
/Telegrafi