Search

Tragjas, miratohet ndërtimi i centralit të energjisë elektrike eolike

14 Mars, 2023


Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe veprave ndihmëse në Tragjas, Qarku Vlorë, nga shoqëria “SUNPRO” sh.p.k.

Centrali do të ketë kapacitet të instaluar 3 MW dhe afati i pritshëm i vënies në punë do të jetë brenda 36 muajve.

Afati i funksionimit të tij është 49 vite nga hyrja në fuqi e vendimit.

Në kontratë përcaktohen dhënia falas ndaj ministrisë përgjegjëse të një sasie të energjisë elektrike, në masën 2 % të sasisë vjetore të prodhimit ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

Shoqëria ka detyrimin të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

/rtsh.al