Themelohen komisionet hetimore, njërin e kryeson Driton Selmanaj tjetrin Hajdar Beqa
May 05, 2022

Pas tensioneve që përcollën seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten, pushteti dhe opozita janë pajtuar që të formohen dy komisione hetimore për energjinë.
Njëri komision do të jetë sipas kërkesës së opozitës, për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike në muajt e fundit, ndërsa tjetri me kërkesë të pushtetit, për procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë duke filluar nga viti 2006 deri në vitin 2022 në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Komisioni i propozuar nga opozita do të udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj. Komisioni tjetër i propozuar nga pushteti do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.
Anëtarët e komisionit të opozitës
Ky komision është miratuar me 93 vota për. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë:
Driton Selmanaj – kryesues, Eliza Hoxha – zv.kryesuese, Ferat Shala – zv.kryesues.
Anëtarët: Pal Lekaj, Besian Mustafa, Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci, Mimoza Kusari- Lila, Adem Hoxha dhe Fridan Lala.
Anëtarët e komisionit të pushtetit
Ky komision është miratuar me 95 vota për. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë:
Hajdar Beqa – kryesues, Armend Muja – zv.kryesues.
Anëtarët: Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, Armend Zemaj, Rezarta Krasniqi, Time Kadrijaj, Ljubinko Karadziq, Duda Balje.
