Search

Termocentrali në Maqedoni të Veriut përfundon riparimin në dhjetor

24 Nëntor, 2022


Në TEC Negotinë përfundojnë aktivitetet e servisimit dhe remontit. Termocentrali po përgatitet të kthehet në rrjet në fillim të dhjetorit.

Nga EMV thonë se inspektimet dhe riparimet kryhen nga punonjës të termocentralit, ekspertë vendas dhe një ekip ekspertësh nga Ukraina, respektivisht nga prodhuesi i pajisjeve të instaluara gjatë ndërtimit të TEC Negotinë.

“Riparimi i spirales dhe bërthamës së statorit të turbogjeneratorit është në fazën përfundimtare, është duke përfunduar testi elektrik i kontrollit të bobinës, pas së cilës do të afrohet mbyllja e turbogjeneratorit dhe testet elektrike të kontrollit përfundimtar dhe ngushtësia e tij”, kumtuan sot nga SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut.