Search

Termocentralet me qymyr në Bullgari do të ndalojnë prodhimin për shkak të tregut

January 23, 2024


Tregu i lirë do të mbyllë termocentralet me qymyr në Bullgari, ka thënë ministri i mjedisit dhe burimeve ujore në këtë vend, Julian Popov. Ai ka shtuar se nuk pret që këto termocentrale të vazhdojnë operimin edhe pas vitit 2030.

Bullgaria tashmë edhe zyrtarisht ka thënë se në vitin 2038 do të largojë termocentralet me qymyr, raporton Balkan Green Energy News.

Në një intervistë, Julian Popv ka thënë se nuk ka mundësi që këto termocentralet të vazhdojnë operimin edhe pas vitit 2030, duke shtuar se është pikërisht tregu i lirë ai që do të mbyllë këto termocentrale.

Sipas ministrit, rreth 25% e energjisë elektrike është duke prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Në ankesat se asnjë park i erës nuk ka filluar operimin për shumë vite, ai tha se edhe kjo do të ndryshojë.

Për momentin, kapacitet e përgjithshmë të Bullgarisë për prodhimin e rrymës nga era janë 704 megavat.

Popov ka shtuar se shumë nga ndërmarrjet private që operojnë me termocentrale me qymyr në Bullgari janë seriozisht duke diskutuar për tu larguar nga ky sektor për shumë pak vite.

Ai gjithashtu shtoi se këto kompani kanë shumë mundësi tjera. Sektori i energjisë është kompleks dhe nuk mbështetet në vetëm një, dy apo tri burime, por në dhjetra dhe qindar teknologji të ndryshme.

Bullgarisë do ti duhet të përmirësojë mjedisin e investimit duke ofruar kjartësi dhe parashikime, ka thënë Popov.

Sipas tij, cështja e ndryshimeve klimatike është neglizhuar në Bullgari andaj nevojitet një formulë që kompenson vendet që më së shumti ndikohen nga kushtet ekstreme klimatike.

Bullgari do të pranojë 1.2 miliardë euro nga Fondi për Tranzicion të Drejtë si dhe Komisioni Evropian ka miratuar planet për tranzicion të drejtë në dhjetor.

Këto grante Bullgaria planifikon ti shfrytëzojë në tri rajone të qymyrit në vend – Stara Zagora, Kyustendil dhe Pernik ku pritet të bëhet mbyllja e minierave dhe termocentraleve të qymyrit, rehabilitimi i tokës, kalimi në ekonomi qarkore dhe neutral ndaj klimës si dhe largimi i familjeve nga varfëria energjetike.