Temperaturat e larta kanë shkaktuar një sërë zjarresh në vend
August 11, 2025

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, AME, ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së diel, në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri.
Sipas raportit zyrtar, deri në mesditë18 prej tyre vazhdojnë të kanë qenë ende aktive, ndërsa 19 janë lokalizuar.
Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërsa AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve në terren.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193, 192”, ka shtuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
/Telegrafi