Tejkalohet Caku i Strategjisë Kombtare të Energjisë për Energjinë Solare
January 06, 2025
KOSTT së fundmi ka njoftuar se është tejkaluar caku i caktuar në Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 për energjinë diellore.
Sipas kësaj stretegjia, qëllimet e Kosovës janë për të arritur 600MW të energjisë solare dhe 600MW nga energjia e erës, mirëpo tashmë janë realizuar apo janë planifikuar 715MW nga energjia solare.
25% e këtyre projekteve janë investime publike. Kjo arritje tregon përkushtimin ndaj një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme thuhet në njoftimin e KOSTT.
Më tutje operatori i rrjetit të transmisionit dhe tregut të Kosovës, KOSTT, ka cekur se si institucion mbetet i përkushtuar në promovimin e energjisë së pastër, reduktimin e ndotjes dhe ndikimin mjedisor të sektorit energjetik, mbështetjen e integrimit të burimeve të reja të energjisë, zhvillimin e teknologjive të avancuara dhe sigurimin e stabilitetit të rrjetit, dekarbonizimin e sektorit të energjisë, sigurimin e transparencës dhe stabilitetit për investime afatgjata në infrastrukturën energjetike.
Me kapacitetet e reja të energjisë, Kosova mund të i përmbushë kërkesat e sajpër energji elektrike, të cilat vitin e fundit kanë arritur një pik maksimal prej 1500MWh si dhe të tregtoj në tregun e lirë përmesë bursës së bllokut Kosovë-Shqipëri, Alpex. Burimet e reja të ripërtëritshme të energjisë padyshim që do të ndihmojnë dhe në uljen e kontributit të sistemit energjetik në ndotjen e lartë të ajrit në mbarë vendin.
Mirëpo, dihet se BRE-të janë jostabile dhe shpesh të paparashiueshme. Për të ofruar shërbime kualitative të energjisë elektrike si dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik, sipas strategjisë kombtare të enegjisë të planifikuara janë dhe 170MW të sistemeve të ruajtes së energjisë – baterive.