Të gjitha informata që duhet të dini rreth skemës së fundit mbështetëse për biznese
October 06, 2025

Ministria e ekonomisë ka publikuar udhëzues rreth Skemës së Granteve për Energji të Pastër për bizneset prodhuese.
Këtë udhëzues mund ta gjeni duke ndjekur Link-un, ndërsa aplikimi mund të bëhet nga kjo javë përmes platformës e-Kosova.
Kjo mbështetja do të jetë në deri në 25 mijë euro për biznes, dhe e financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe zbatuar nga KIESA/MINT, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Cilat ndërmarrjet të cilat mund të aplikojnë?
Sipas udhëzimeve të ministrisë të gjitha bizneset e interesuara mund të informohen rreth kësaj thirrje publike, duke shqyrtuar me kujdes kriteret dhe kushtet e përcaktuara në udhëzues.
Mirëpo kjo skemë mbështetëse është e dizajnuar për bizneset prodhuese dhe përpunuese që duan të investojnë në teknologji të gjelbra, të rrisin efiçiencën e energjisë dhe të kontribuojnë në tranzicionin drejt energjisë së pastër.
Një ndërmarrje duhet të plotësoj një nga kriteret e mëposhtme për të aplikuar në këtë thirrje:
- Të jetë ndërmarrje mikro, e vogla ose e mesme (NMVM), apo të jetë ndërmarrje e madhe që përfitojn nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike (operon në treg të hapur);
- Të ketë prodhimin ose përpunimin si aktivitet primar ose sekondar,
Si është e organizuar skema mbështetëse?
Skema e Granteve për Energji të Pastër zbatohet përmes tri thirrjeve të veçanta publike, të cilat përfshijnë masat e mëposhtme:
- Masa 1: Mbështetje për sistemet e energjisë solare dhe sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.
- Masa 2: Mbështetje për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve.
- Masa 3: Mbështetje për pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit.
Brenda kësaj skeme do të përkrahen bizneset në:
- Sisteme solare për prodhim të energjisë elektrike,
- Sisteme solare për ngrohjen e ujit,
- Efiçiencën e energjisë përmes investimeve në izolim të ndërtesave,
- Bateri për sisteme solare FV, si dhe
- Shndërrues frekuencor për të rritur efiçiencën e pajisjeve që prodhuesit tashmë i kanë në përdorim.
Nëse një biznes zbaton një nga masat e përfshira në këtë skemë do të përfitojnë mbështetje deri në 20,000€. Kurse nëse aplikohen masa të kombinuara, bizneset mund të përfitojnë deri në 25,000€.
Përveç financimit, skema do të ofrojë edhe ngritje kapacitetesh dhe asistencë teknike për përfituesit, duke siguruar që investimet të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata.