Search

Tarifat e reja të energjisë, qytetarët të ndarë

15 Mars, 2023


Qytetarët të ndarë në qëndrimet e tyre për rritjen eventuale të tarifave të energjisë nga fillimi i muajit prill. Ekspertët e ekonomisë këtë rritje të mundshme e quajnë të paarsyeshme pikërisht në kohën kur konsumi i energjisë nuk është shumë i lartë. KESCO thotë se qytetarët paguajnë aq sa shpenzojnë, teksa KEK-u ankohet që nuk po arrin t’i mbulojë shpenzimet pasi që Termocentralet janë të vjetra.

Propozimet e reja të rritjes së tarifave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë enden nga njëri institucion në tjetrin, por të fundit që do ta pësojnë janë qytetarët.

Hazir Mehmeti nga Drenasi, që nga rritja e parë, tani paguan përreth 50 euro më shumë faturat e tij mujore të energjisë.

Madje kjo situatë për të tashmë është bërë e pa përballueshme.

E me situata te ngjashme po përballen edhe tjerë qytetarë nga Prishtina.

Ata kanë ankesa për çmimet e rrymës në muajin e fundit, për çka kanë vërejtur një rritje edhe pse shpenzimet ishin te ngjashme me ato te muajit të kaluar.

Ppor ka edhe qytetarë të tjerë që thonë se faturat aktuale janë të përballueshme.

Për këtë shqetësim, KESCO në një përgjigje për Kanal 10, ka thënë se qytetarët paguajnë vetëm për aq sa shpenzojnë.

“Të gjithë konsumatorët faturohen aq sa shpenzojnë dhe kalkulimi i shpenzimit bëhet në bazë të tarifave të aplikueshme në Kosovë”, tha KESCO.

Kanal 10 ka parë komentet e komentet e dërguara nga KEK-u drejt Zyrës së Rregullatorit për Energji e cila ka kërkuar nga kjo e fundit që çmimi i megavatit që ajo ia shet KEDS-it të rritet.

Nga 29.5 euro sa është aktualisht, në komentet që ka dorëzuar në ZRRE, KEK ka kërkuar që çmimi të jetë 32.4 euro për një megavat.

“Vlen të theksohet se përkundër faktit që çmimet e furnizimit kanë pësuar rritje drastike në treg, çmimet e energjisë elektrike të Korporatës Energjetike të Kosovës nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim nga viti 2019, duke e rritur ekspozimin e Korporatës për të operuar me humbje. Prandaj KEK-u kërkon nga bordi i ZRRE-së, që kostot e mësipërme dhe kostot shtesë nëse do të ketë, të njëjtat të reflektohen edhe te kostot e blerjes së energjisë vendore me anë të të cilave KEK-u do të mund ta kompensojë diferencën e kostos shtesë në çmimin e energjisë elektrike me shumicë”, Komentet e KEK-ut.

Paralajmërimi për tarifat e reja nga 1 prilli, për ekspertët e ekonomisë vjen në një kohë jo të favorshme.

Kundër kësaj rritjeje të paralajmëruar janë shprehur edhe partitë opozitare dhe presidenca.

/Kanal10.com