Szunyog dhe Lorkowski diskutojnë zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë
June 06, 2024
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Evropë, Artur Lorkowski dhe delegacionin e tij.
Siç ka kumtuar Szunyog përmes rrjetit social “X”, në takim u konstatua se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për reforma të përshpejtuara dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme.
“Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë integrale e Agjendës së Reformës së Kosovës, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. U theksua se BE-ja e mbështet Kosovën me 75 milionë euro në kuadër të Pakos për Mbështetjen e Energjisë”, thuhet në njoftim.