Sulmohet me dron infrastruktura energjetike ruse
April 22, 2024

Kanalet në Telegram të lidhura me Rusinë publikuan video të një zjarri masiv në nënstacionin energjetik në Bryansk.
Forcat e mbrojtjes ajrore thuhet se kapën dronët, por mbeturinat e rëna shkaktuan një zjarr në një rezervuar karburanti.
Guvernatori i Oblastit Bryansk, Alexander Bogomaz tha se mbeturinat e një dronit në rrethin Vygonichsky ranë në një objekt energjetik, duke shkaktuar një zjarr masiv.
Kyiv Independent nuk mundi të verifikonte pretendimet e autoriteteve ruse ndërsa ukrainasit zakonisht nuk komentojnë sulmet e supozuara në tokën ruse.
Theksojmë se forcat ukrainase si dhe sabotuesit rusë po kryejnë sulme të ndryshme brenda territorit të Rusisë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
/Telegrafi