Search

Suedia do të rimbursojë familjet dhe kompaninë shtetërore për energjinë elektrike

18 Gusht, 2022


Qeveria e Suedisë u zotua të mërkurën të kompensojë familjet dhe kompanitë për rritjen e kostove të energjisë elektrike në vazhdën e luftës në Ukrainë, deri në 60 miliardë korona (5.76 miliardë dollarë).

Të paktën gjysma e shumës do të shkonte për familjet që mund të prisnin të kompensoheshin “këtë dimër”, u tha gazetarëve, kryeministrja Magdalena Andersson.

“Ne kemi çmime të energjisë elektrike dhe gazit në një nivel që nuk e kemi parë kurrë më parë”, tha ajo.
Çmimet suedeze të energjisë elektrike janë rritur pasi Rusia ka kufizuar në mënyrë drastike furnizimet me gaz në Evropë pas pushtimit të Ukrainës.

Çmimet e gazit janë rritur në këtë mënyrë, në një kohë kur po prodhohet pak energji nga era në Evropën veriore për shkak të kushteve aktuale të motit. Energjia hidrike përbën rreth gjysmën e energjisë elektrike të prodhuar në Suedi, e cila gjithashtu mbështetet në energjinë bërthamore dhe të erës.

Nuk dihet ende se çfarë forme do të marrë kompensimi dhe as kur do të futet, por qeveria tha se masat mund të përfshijnë çmime më të ulëta të energjisë elektrike, si dhe rimbursime direkte për familjet dhe kompanitë.

Qeveria ka ngarkuar Svenska Kraftnat që të hartojë një propozim konkret deri më 15 nëntor.
Njoftimi i qeverisë socialdemokrate vjen vetëm tre javë përpara zgjedhjeve legjislative, me sondazhet e opinionit që vendosin kokë më kokë bllokun e majtë dhe të djathtë.

//businessmag.al

Energjia elektrike në BE kushton dyfish

Lexo më shumë

Kriza, KE këshilla qytetarëve për kursimin e energjisë: Ulni ngrohjen me 1°C, punoni nga shtëpia

Lexo më shumë