Search

Struktura përforcuese e panelve solare po bëhet me pjesë të ricikluara nga turbinat me erë

17 Mars, 2023


Acciona Energia ka njoftuar se është duke përdorur materiale me fije qelqi nga tehet e turbinave të të vjetra të erës për të prodhuar trarët rrotullues të strukturave të paneleve diellore.

Pilot projekti përdor një proces të mikonizimit të teheve të turbinave me erë që kanë dal jashtë shërbimit. Zhvilluesi diellor me bazë në Spanjë tha se kjo metodë zvogëlon madhësinë e materialit me fijeve të karbonit në sasi mikro – kryesisht përmes teknikave të transformimit mekanik. “Pluhuri që rezulton është shumë i gjithanshëm dhe mund të përdoret si lëndë e parë e ricikluar në prodhimin e produkteve të reja”, tha Acciona Energia.

Kompania kombinon pluhurin e fituar me fibëra si mbushës përmes një procesi të mëpasshëm, së bashku me rrëshirë dhe një fibër përforcuese. Më pas e ngroh këtë në një kallëp, në mënyrë që të prodhojë një profil me gjeometrinë dhe gjatësinë e dëshiruar.

Acciona Energia po teston rezultatet e strukturës së montimit në impiantin fotovoltaik të Extremadura I-II-III në Badajoz, Spanjë.

“Në afat të kohë të shkurt, ne do të kemi krijojm procesin e prodhimit komerciale,” tha Asun Padrós, menaxher i projekteve inovative në Acciona Energia.