Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje pagash
16 Mars, 2023

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës sot do të protestojë me kërkesën për rritje pagash.
Protesta do të organizohet në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica, ka thënë se nëse kjo kërkesë e tyre nuk merret për bazë, atëherë punëtorët e KEK-ut do të hyjnë edhe në greva.