Search

Sot mbyllet afati për dorëzimin e dokumentacionit nga bizneset për tregun e hapurt – ZRRE konsulton Administratën Tatimore

March 21, 2025


Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka mbajtur takim me Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës.

Në kuadër të takimeve të vazhdueshme me institucionet shtetërore për liberalizimin e tregut të energjisë, Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, z. Ymer Fejzullahu, ka mbajtur një takim të rëndësishëm me Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, z. Ilir Murtezaj.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte bashkërendimi i veprimeve ndërmjet institucioneve për të lehtësuar proceset e kërkesave ligjore që bizneset duhet të ndjekin për t’u futur në tregun e hapur të energjisë. Po ashtu, u diskutua mbi procedurat dhe dokumentet që konsumatorët duhet të sigurojnë për të vazhduar furnizimin me energji në kuadër të shërbimit universal.

Pas kundërshtimit të publikut për ekzekutimin e menjëhershëm të vendit të kalimit në treg të hapur, këto takime duken sit ë vonuara.

Takim dhe diskutimet të tilla që kanë për synim kalim të qetë dhe të rregullt në tregun e hapur të energjisë duhet të ishin realizar para marrjes së vendimit.  Afati i fundit për dorzimin e dokumentacionit që dëshmon se bizneset nukkanë nevojnë të kalojnë në tregtë hapur është sot.

Për të garantuar që të gjitha palët e përfshira të jenë të informuara dhe të përgatitura për ndryshimet që do të ndodhin, shoqata informuese dhe diskutime të hapura duket se ishin më se të nevojshme.