Search

Sot mbahet mbledhja e parë e bordit të ZRRE për vitin 2025

January 27, 2025


Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se sot me datën 27 janar, do të mbajë mbledhjen e e parë e Bordit për këtë vit. Mbledhja mbahet duke filluar nga ora 10:00.

Sipas agjendës së publikuar, në këtë mbledhje anëtarët e Bordit të ZRRE do të shqyrtojnë propozimin për miratimin e vlerave hyrëse të furnizuesit të shërbimeve universale, KESCO për periudhën 2025-27, këresat e KOSTT për rekomandimet e sistemeve matëse dhe derrogime nga kodi i rrjetit të transmisionit. ZRRE do të shqyrtoj dhe dhënjen e autorizimit për shoqërinë Anik Energy e cila planifikon ndërtimin e një parku solar 5.5MW në komunën e Lipjanit.

Përvec pikave të sipërpërmendura, në mbledhje Bordi i ZRRE do të shqyrtohen dhe kërkesat për autorizim për vetë-konsum të energjisë nga burimet e ripërtëritshme nga individë privat, si dhe biznese.