Search

Sot mbahet mbledhja e parë e Bordit të ZRRE për këtë vit

February 02, 2026


Sot mbahet mbledhja e parë e bordit të ZRRE-së për vitin 2026. Në këtë takim pritet të definohet Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, rolin e të cilit e ka luajtur KEK deri më tani.

Agjenda e këtij takimi është mjaft e shkurtër, ku pikat kryesore janë zgjedhja e  Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, FMF si dhe vendosja e tarifave për operatorit e Tregut të energjisë (NEMO) i cili në këtë rast është ALPEX.

Furnizuesi i Mundësis së Fundit, shkurtimisht FMF, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofroj energji garantuar elektrike, në raste  kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi.

Gjatë qershorit të vitit të kaluar, me rastin e liberalizimit të tregut, kur shumë biznese janë shkyçur nga KESCO si Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) dhe ende nuk kishin furnizues në tregun e lirë, KEK ka operuar si furnizues si tyre. Kjo ishte për shkak se ZRRE kishte caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës si Furnizues i Mundësisë së Fundit për një periudhë gjashtëmujore, nga 31 gusht 2025 deri më 31 janar 2026.

Sipas Ligjit për Energji Elektrike, furnizimi i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Rregullën dhe metodologjinë për Furnizuesin e mundësisë së Fundit.

Ndërsa pika tjetër në agjend është përcaktimi i tarifave për ALPEX. Tarifa të cilat do të vlejn për periudhën 2026-2028.

Raportin e plotë konsulativ për shqyrtimin e tarifave mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.