Sot fillon COP30 në Brazil: Cilat janë pikat kryesore për këtë vit?
November 10, 2025

Ndërsa bota mblidhet në Belém, Brazil, për Konferencën e 30-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP30) nga 10-21 nëntor. Çfarë pritet të diskutohet këtë herë?
Ky samit për klimën mbahet një dekadë të plotë pas Marrëveshjesë së Parisit që miratua në vitin 2015. Gjatë kësaj kohe e ashtëquajtura “axhenda kundër ndryshimeve klimatike” përballet me një peizazh global të transformuar rrënjësisht.
Iniciativa drejt uljes së emimitimeve dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike nuk janë të varura vetëm nga qeveritë, sektori privat tani është mobilizuar, tregjet e gjelbra po formohen dhe transformimi i ekonomisë po përshpejtohet globalisht.
Megjithatë, ambicia politike po bie, duke rritur hendeku në mes asaj që nevojitet dhe asaj që qeveritë po angazhohen të bëjnë.
COP30 përfaqëson një moment kritik për të vlerësuar nëse mekanizmat e vendosur nga Marrëveshja e Parisit po japin rezultate. COP30 është përcaktuar qartë si “COP i zbatimit” – një pikë kyçe ku angazhimet e negociuara më në fund transformohen në aktivitete të prekshme.
Nëse qeveritë, bizneset dhe shoqëria civile mund t’i përgjigjen së bashku kësaj thirrjeje, do të përcaktojë nëse dekada e ardhshme do të sjellë ndryshimin transformues që kërkohen për mbrojtjen e ambientit.
Në vijim janë përmbledhur disa nga pikat kryesore që pritet të diskutohen në samit.
Adresimi i hendekut të ambicieve të NDC-ve
Një sfidë kritike që del përpara COP30 ka të bëjë me planet kombëtare të klimës.
Deri në vitin 2025, vendet pjesëmarrëse duhej të dorëzonin gjeneratën e tyre të tretë të Kontributeve të Përcaktuara në nivel Kombëtar (Nationally Determined Contributions NDC), që përfaqësojnë premtimet e tyre më ambicioze. Këto përditësime, që mbulojnë periudhën 2025-2035, duhet të demonstrojnë përparim të konsiderueshëm dhe të përputhen me objektivin e limitimit të rritjes së temperaturës prej 1.5°C.
Por progresi ka qenë i ngadaltë. Deri në javën e kaluar, vetëm 69 vende me ekonomi të zhvilluara, që përfaqësojnë 61% të emetimeve të gazrave serrë.
Në një intervistë me The Guardian, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres paralajmëroi në tetor: “Nga ato [NDC] të marra deri më tani, pritet një ulje e emetimeve prej 10%. Do të na duhej 60% [për të qëndruar brenda 1.5°C]. Pra, tejkalimi tani është i pashmangshëm.”
Sipas disa studimeve politikat aktuale globale po e çojnë botën drejt ngrohjes prej 3°C – shumë mbi kufijtë e përcaktuara në Marrëveshjen e Parisit. Pa angazhime më të forta kombëtare, dritarja për të parandaluar ndikimet katastrofike klimatike do të mbyllet.
Mbrojtja e natyrës
Ruajtja e natyrës është e ngulitur fort në axhendën e COP30. Mbajtja e samitit në Belém, në hyrje të pyllit tropikal të Amazonës, pylli tropikal më I madh në botë, dërgon një mesazh direkt. Natyra nuk është më një çështje e shkallës së dytë, është thelbësore për mbijetesën e planetit tonë.
Pyjet konsumojn CO2, rregullojnë sistemet e ujit dhe të tokës dhe mbështesin biodiversitetin. BCG vlerëson vlerën e pyjeve në afërsisht 150 trilionë dollarë.
Por 6.7 milion hektarë pyje tropikale primare u humbën vetëm në vitin 2024, 80% më shumë se në vitin 2023 dhe kryesisht për shkak të zjarreve.
Një iniciativë e rëndësishme që po merr vëmendjen qendrore në COP30 është Fondi i Pyjeve Tropikale Përgjithmonë, i projektuar për të siguruar financim afatgjatë dhe të parashikueshëm për vendet që ruajnë dhe restaurojnë pyjet tropikale.
Gjatë periudhës afatgjatë, ky fond mund të ketë një vlerë prej 125 miliardë dollarësh dhe të kanalizojë deri në 4 miliardë dollarë në vit për vendet e pranueshme për mirëmbajtjen e pyjeve të tyre tropikale.
Të paktën 20% do të shkonin direkt te popujt indigjenë dhe komunitetet lokale që janë mbrojtës të ekosistemeve pyjore.
Financimi i iniciativave
Presidenti i COP30, Andre Correa do Lago, i tha Reuters se Brazili dëshiron të ndihmojë vendet në zhvillim të sigurojnë më shumë fonde për përpjekjet për zbutjen e klimës dhe qëndrueshmërinë.
COP29 në Azerbajxhan në Baku, vitin e kaluar, vendosi një objektiv të ri financiar për të ofruar të paktën 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim deri në vitin 2035.
Megjithatë, kjo shifër është në mënyrë dramatike nën 1.3 trilion dollarësh në viti, e cila është shuma e të nevojshëm nga vendet e cenueshme për të adresuar ndikimet klimatike. Andaj, qëllimi i ri kolektiv është mobilizimi i shteteve drejt 1.3 trilion dollarë në financim ndërkombëtar për klimën deri në vitin 2035.
Ndërsa vendet e pasura u zotuan të përmbushin angazhimin prej 300 miliardë dollarësh, rruga drejt shkallëzimit të financimit në 1.3 trilion dollarë mbetet e paqartë. Më kritike, qeveritë pranojnë se investimet e sektorit privat duhet të bëhen nxitësi kryesor i këtij shkallëzimi, megjithatë mekanizmat konkretë për të mobilizuar kapitalin privat në shkallë të gjerë mbeten të pazhvilluar.
Shpenzimet aktuale të përshtatjes janë vetëm 26 miliardë dollarë në vit, afërsisht 12 herë më pak se sa është e nevojshme.
Sistemet ushqimore dhe bujqësore
Bujqësia dhe Sistemet Ushqimore janë ndër gjashtë Akset Tematike në Axhendën e Veprimit COP30, duke sjell iniciativa vullnetare klimatike nga shoqëria civile, bizneset, investitorët, qytetet, shtetet dhe regjione.
Rreth një e treta e emetimeve globale të gazrave serrë vijnë nga bujqësia dhe përdorimi i tokës, dhe Brazili qëndron si një fuqi globale agro-ushqimore.
Iniciativa Na Mesa da COP30 e Brazilit siguron që të paktën 30% e ushqimit të shërbyer në konferencë të vijë nga fermerët familjarë dhe prodhuesit agro-ekologjikë, duke përfshirë qëndrueshmërinë në vetë samitin.
/World Economic Forum