Sot ceremonia e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para të ALPEX për Zonën e Ofertimit të Kosovës
March 04, 2024

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ALPEX ka njoftuar se nesër mbahet ceremonia zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve.
Nesër Live në faqen e Facebook-ut të KOSTT-it, do të mund të ndiqet ceremonia e inaugurimit të funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës & Bashkimit të Tregjeve të Energjisë Elektrike, Kosovë – Shqipëri (Alpex).
Ndryshe Zyra e Rregullatorit për Energji javë më parë ka miratuar kërkesën e Alpex për fillimin e tregtimit të energjisë në kursin shqiptar.