Sot bordi i ZRRE mban takim: Do shqyrtohen një sërë lejesh dhe autorzime
September 05, 2025

Sot mbahet mbledhja e nëntë e bordit të ZRRE-së për vitin 2025. Në këtë takim pritet të lëshohen leje dhe autorizimi me rëndësi për tregun e energjisë elektrike dhe BRE-të.
Në këtë mbjedhje, antarët e bordit të Rregullatorit do të shqyrtojnë tre aplikacione për licencim për furnizimi me energji elektrike. Duke reflektuar interesimin e kompanive për ofimin e këtij shërbimi pas hapjes së tregut.
Po ashtu, në këtë takim pritet të autorizohet për prodhimin të energjisë elektrike parku solar 3MW Energy Development Group Kosova, i cili ndodhet në Madanaj të Gjakovës. Përveç këtij parku solar, bordi do të shqyrtoj autorizimin e tre projekteve tjera.
Njëri prej tyre është LINDJA SOLAR, përfitues i ankandit të parë solar 100MW. Kurse parku tjetër solar Babimoc 1, 2 dhe 3 ndodhet në komunën e Obiliqit me një kapacitet total prej 4 MW, që do të tregtoj energjinë në treg të hapur.
Rasti i fundit është projekti EBE ENERGY, 3MW, i cili do të realizohet në komunën e Shtimës. Ky park, nuk është i përfshirë në asnjë skemë mbështetëse dhe do të shes energjinë e prodhuar në treg të hapur.
Gjatë takimit do të shqyrtohet edhe 49 autorizime për vet-konsum të energjisë. Nga ZRRE nuk e kanë bërë të ditur se sa është kapaciteti total i këtyre aplikacioneve të pashqyrtuara. Mirëpo, aktualisht, në vend 17.8MW janë të autorizuara si gjenerator për vet-konsum apo prosumator.