Search

Solarit Academy – Trajnim për Instalimin e Sistemeve Solare

January 06, 2026


Janë hapur aplikimet për Trajnimin e radhës për Instalimin e Sistemeve Solare në Solarit Academy.

Ky trajnim profesional fokusohet në instalimin e sistemeve fotovoltaike, duke kombinuar njohuritë teorike me praktikën në terren, me qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me aftësitë thelbësore për një karrierë në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

Trajnimi i organizuar nga Solarit Academy, është pjesë e programit “Short Term Courses”, i cili mbështet zhvillimin e aftësive në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Programi mbështetet nga projekti “Sustainable Skills in Kosovo”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor LuxDe).

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në [email protected]

Përparësi do t’u jepet personave të papunë, atyre që nuk janë të përfshirë në arsim formal, si dhe grave.